Linqe të rrejshme për dhurim të ndihmës financiare dhe ndihma të tjera po shfaqen në mediat sociale duke kërkuar ndihmë për trajtimin ose për familjet e të ndjerëve në tragjedinë e zjarrit në Koçan, raporton Star TV, transmeton Portalb.mk.
Policia e Shtipit paralajmëron të kihet kujdes dhe thotë që qytetarët të kontrollojnë mirë apelet për ndihmë, pasi për momentin nuk ka një aktivitet të tillë, njofton televizioni.
Ndryshe, pesëdhjetë e nëntë persona kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në diskotekën Pulse në Koçan, njoftoi ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski në Koçan në deklaratën e tij në ora 12.00, transmeton Portalb.mk.
“Deri në ora 11:30, sa kemi marrë informata ka 59 të vdekur, nga to janë identifikuar 35 nga të vdekurit. 31 nga Koçani dhe 4 nga Shtipi.” tha Toshkovski.
Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.
LEXO MË SHUMË NË: