Nën dyshimet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit dhe këshillit të komunës së Rosomanit, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal kundër S.N. (28), kryetarit të komunës së Rosomanit dhe R.J. (61), kryesuesit të Këshillit të komunës së Rosomanit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar” në përputhje me nenin 353, paragrafi 1 të Kodit Penal të RMV-së”, raportoi Policia.
Ata dyshohet se kundërligjshme kanë futur në rend dite të Këshillit edhe projektin urban për prodhimin e asfaltit, ndërsa kryetari i komunës akuzohet edhe për “ndërtim të paligjshëm”, në bazë të nenit 244-a.
Stojan Nikollov i lindur në vitin 1996 në Kavadar, është kryetar i Komunës së Rosomanit nga radhët e LSDM-së opozitare. Kjo parti në muajin qershor vendosi që Nikollov të jetë përsëri kandidat për kryetar në Komunën e Rosomanit.