Policia e Maqedonisë së Veriut e paditi kryetarin e komunës për shkak drejtorit në një shkollë

Në Maqedoninë e Veriut është ngritur padi penale ndaj kryetarit të komunës për keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton Portalb.mk.

“Më 7 gusht të vitit 2023, Zyra e jashtme për çështje kriminalistike në Koçani, deri te Prokuroria Themelore Publike në Koçani ka paraqitur kallëzim penal ndaj 63 vjeçarit L.P. nga Koçani”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Policia dyshon që 63 vjeçari ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i autoritetit dhe detyrës zyrtare”, një vepër penale e dënueshme në bazë të nenit 353, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Ai kishte emëruar deri më katër herë S.Z. për ushtrues detyre – drejtor në shkollën “Gosho Vikentiev”, përkundër që nuk e kishte kryer provimin për ushtrimin e funksionit të drejtorit.

“Më këtë veprim, i padituri ka vepruar në kundërshtim me nenin 93-v nga Ligji për Arsimin e Mesëm dhe i ka mundësuar personit në mënyrë të kundërligjshëm të përvetëson para në vlerë rreth 63 552 denarë”, sqarojnë nga Policia.

Lupço Papazov është kryetar i Komunës së Koçanit prej nëntorit të vitit 2021. Ai është i diplomuar në ekonomi, ndërsa raportohet që nga viti 2009 deri në vitin 2017 ka qenë drejtor në Ndërmarrjen Publike “Ujësjellësi” në Koçani.

Comments (0)
Add Comment