Policët e RMV-së me vetura zyrtare kanë kaluar gati 1000 herë pikë-pagesën rrugore pa paguar, do të ndiqen penalisht

Në periudhën prej 1 janarit deri më 15 gusht të këtij viti, gjashtë punonjës në pikë-pagesën “Romanovcë” në magjistralen Kumanovë-Milladinocë, të udhëhequr nga lista e targave të automjeteve private, 959 herë nuk kanë paguar taksën për 12 policë, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme thekson se zyrtarët policorë kanë përfituar nga pozita e tyre zyrtare dhe kanë përfituar përfitime materiale duke mos paguar taksën për kalimin e pikë-pagesës “Romanovc” me veturat e tyre private.

“Ndaj 18 zyrtarëve është parashtruar kallëzim penal, 12 prej të cilëve policë, pjesëtarë të Njësisë Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor, ndërsa gjashtë të tjerët janë punonjës të pikë-pagesës “Romanovcë” në Ndërmarrjen Publike të Rrugëve Shtetërore, për shkak të ekzistimin e shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale shpërdorim i pozitës zyrtare dhe kompetencave nga neni 353 i Kodit Penal”, tha Ministria e Punëve të Brendshme.

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale do të paraqesë propozim për inicimin e procedurës ndaj punonjësve të policisë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të vendosë masa për largim nga vendi i punës deri në përfundimin e përgjegjësisë disiplinore.

Keqpërdorim i pozitës zyrtareMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së Veriut