PN “Mali Sharr” i ndaloi mjetet motorike dhe publikoi hartë se ku guxojnë të lëvizin

Parku Nacional “Mali Sharr” miratoi vendim për ndalesën e lëvizjes për mjetet motorike jashtë rrugëve të lejuara në kuadër të zonës së mbrojtur. Siç informojnë nga menaxhmenti i parkut, ndalesa vlen për çdolloj lëvizje në natyrë, përveç në vendet e banuara dhe në rrugët ekzistuese, me qëllim që të mbrohen vlerat natyrore nga degradimi dhe shkatërrimi, që të mundësojë qetësi për kafshët e egra, mbrojtje të resurseve private dhe kënaqësi për adhuruesit e natyrës, njofton Portalb.mk.

Përjashtim nga ndalesa do të jetë lëvizja për veprimtari bujqësore, për pylltari dhe ekonomi, konverzimit ose shkencore, të cilat parashihen me ligjin për natyrë dhe për të cilat ka miratim nga PN “Mali Sharr”.

“Mjetet motorike ndikojnë në fushat bujqësore, sistemet e biodiversitetit dhe ujërave, që rezulton me humbjen e biodiversitetit dhe shkatërrimin e ekuilibrit ekologjik. Parku nacional është definuar si zonë me vlera të larta natyrore, kulture dhe ekologjike, ndërkaq ndalesa për mjete motorike do ta mbrojë natyrën dhe do të mundësojë përvojë të qetë dhe të sigurt për vizitorët”, thuhet në kumtesën e PN “Mali Sharr”.

Menaxhmenti i parkut publikoi dhe hartë, në të cilën janë të treguara të gjitha rrugët e lejueshme dhe të ndaluara për lëvizje.

Hartën mund ta gjeni: KËTU.

CTRL Z – CTRLZEkologjiParku Kombëtar "Mali Sharr"
Comments (0)
Add Comment