PL dhe PD me një listë, Berisha: Meta nuk ka nevojë për shpërblim

Me një listë, apo me shumë lista, kjo është dilema kryesore që kanë tashmë drejtuesit e partive më të mëdha opozitare në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare të pranverës 2025, raporton Euronews.

Të hënën Flamur Noka dhe Ilir Meta u takuan, ku u hodhën piketat e para të marrëveshjes mes dy partive më të mëdha të opozitës, PD dhe PL.

Në lidhje me këtë çështje, i pyetur gjatë konferencës me gazetarët, Sali Berisha deklaroi se palët janë ende në diskutime dhe aktualisht janë me fokus të protestat dhe kërkesa për një qeveri teknike.

Gjatë këtij komunikimi me mediat nga banesa e tij, Sali Berisha u pyet edhe për çështjen e javës së fundit që ka të bëjë me formimin e një shteti Sovran bektashi, për të cilin opozita në unison është shprehur kundër.

Ilir MetaPartia Demokratike (PD)Partia e Lirisë (PL)ShqipëriaZgjedhje në Shqipëri