Pjesa perëndimore e Iranit u godit nga një tërmet 5.6 ballësh

Një tërmet me magnitudë prej 5.6 ballë goditi qytetin Haftkel në provincën perëndimore Khuzestan të Iranit, transmeton Anadolu.

Siç njoftoi Qendra sizmologjike e Universitetit të Teheranit, tërmeti u regjistrua në orën 07:32 të mëngjesit me orën lokale, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, pas tërmetit, në rajon u regjistruan dy pasgoditje me magnitudë 4.9 dhe 5 ballë.

Nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo dëme materiale.

IraniTërmet