Pjesa e djegur e Postës do të rinovohet dhe do të shndërrohet në kompleks multifunksional, njoftoi ministri

Salla e sportelit të djegur në objektin qendror të Postës së Maqedonisë në Shkup do të rinovohet dhe do të ketë qëllim multifunksional. Këtë e bëri të ditur dje ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov. Këtë vendim e ka marrë Qeveria në kuadër të përgatitjes për nevojat e Shkupit – “Kryeqyteti i Kulturës Evropiane” për vitin 2028, transmeton Portalb.mk.

Renovimi dhe ripërdorimi i kësaj pjese të ndërtesës së Postës, siç tha Lutkov, është diskutuar në disa raste me ish-ambasadorin evropian David Geer para largimit të tij nga detyra.

“Kemi folur disa herë, sepse për shtatë vite ka pasur tendencë që Ministria e Kulturës ta merrte Postën dhe të bëhej kompleks tjetër, pra të kishte një qëllim tjetër. Kemi biseduar edhe me ministrin e transportit Aleksandar Nikolloski dhe kemi marrë vendim në qeveri që do të rinovohet dhe do të ketë qëllim tjetër, si kompleks multifunksional”, tha Ljutkov.

Ai shtoi se në ndërkohë është formuar një grup punues i cili duhet të fillojë punën në këtë drejtim.

Kujtojmë se Europa Nostra, zëri evropian i shoqërisë civile i përkushtuar ndaj trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe organizata e saj partnere, Instituti i Bankës Evropiane të Investimeve, në vitin 2021 e kishte futur edhe Postën e Qendrore  listën e 7 monumenteve dhe vendeve të trashëgimisë më të rrezikuara në Evropë.

Bashkimi Evropian (BE)Posta e Maqedonisë së VeriutZoran Ljutkov