Pesë shtetet më të cilët Maqedonia e Veriut kryen më së shumti shkëmbim tregtar

Në tremujorin e parë të këtij viti, Maqedonia e Veriut në bazë të dallimit ndërmjet eksportit dhe importit ka shënuar deficit tregtar prej 806.2 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar-mars të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në raport me këta shtete, vetëm me Gjermaninë më shumë eksporton mallra sesa importon.

Eksporti në tremujorin e parë të këtij viti shënoi ulje për 9.2 përqind, ndërsa importi 0.9 përqind, në krahasim me tremujorin e vitit të kaluar.

“Mbulimi i importit me eksport, në periudhën janar-mars të vitit 2024, është 70.5 %”, raportoi Enti.

 

DoganaEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiEksportImportTregtar(e) Tregti