Pesë persona humbën jetën pasi avioni transportues i “Amazon” u rrëzua në SHBA

Pesë persona humbën jetën pasi një avion transportues i “Amazon” u rrëzua dje në aeroportin e Miamit, transmeton Portalb.mk.

Pesë persona të tjerë janë lënduar dhe janë hospitalizuar.

Avioni doli nga pista pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miami.

Avioni, i operuar nga kompania “21 Air”, po përpiqej të ulej kur ndodhi incidenti.

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Miami-Dade njoftoi se më shumë se 60 ekipe ndërhynë pas incidentit.

Avioni gjithashtu ka goditur disa automjete.

Aeroplan - AvionFatkeqësi ajrore - Rrëzim avioni aeroplaniShtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)