Punonjësit e Agjencisë Mediatike të Informimit (MIA) dolën sërish sot në protestë gjatë kohës së pauzës për të shprehur pakënaqësinë e tyre për mosrespektimin e kërkesave të tyre. Ata dolën në protestën e gjashtë paralajmëruese për shkak se kërkesa e tyre për rritje pagash nuk ishte në rendin e ditës të seancës së qeverisë të mbajtur më 1 gusht 2023, transmeton Portalb.mk.
Përveç rritjes së pagave, ata kërkojnë edhe shlyerjen e kostos së jetesës.
“Gazetarët dhe punonjësit e medias në MIA ritheksuan se janë duke i shqyrtuar të gjitha opsionet për radikalizimin e protestës nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, por për këtë do të diskutohet në mbledhjen e radhës të punëtorëve të caktuar për të hënën në ora 11:00”, informoi Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë.
Rikujtojmë se MIA është media multimediale që prodhon lajme në tri gjuhë, ka rrjetin më të madh korrespondentësh dhe raporton për të gjitha ngjarjet në Maqedoninë e Veriut, por edhe për ngjarjet në botë. Agjencia bashkëpunon si me mediat rajonale ashtu edhe me ato botërore, ndaj roli i saj është i një rëndësie të madhe për të gjithë vendin dhe veçanërisht për skenën mediatike.
- LEXO: Vazhdojnë protestat paralajmëruese të punonjësve të MIA-së
- LEXO: Protesta e katërt paralajmëruese e MIA-së: Presim që kjo çështje të mbyllet sot nga Qeveria
- LEXO: Protestë e tretë paralajmëruese nga të punësuarit nga MIA
- LEXO: Gazetarët e MIA-së sërish protestojnë, do të radikalizohen nëse nuk u rriten pagat
- LEXO: Punëtorët e MIA-së në protestë paralajmëruese, kërkojnë rritje të pagave