Përsëri kaos në transportin publik në Shkup

Në qytetin e Shkupit, me transportin publik, përsëri rikthehet kaosi. Qytetarë të shumtë vazhdojnë të presin në stacione të autobusit ndërsa në vend të autobusit kanë zëvendësuar udhëtimin e tyre me taxi apo vetura private për të kryer obligimet e tyre. Transportuesit privat nga dita e sotme do të vozisin me orare të reduktuar dhe atë vetëm nga ora 17:00, raportoi Alsat.

Qytetarët shprehen të shqetësuar për gjendjen e transportit publik në kryeqytet. Thonë se rrëmuja e vërtetë ishte në mëngjes kur nxënësit, të punësuarit dhe të moshuarit pritën gjatë për autobus dhe më pas u nisem me taksi për të shkuar në destinacionet e tyre.

“Qyteti nëse nuk ka transport mbesin nxënësit pa shkollë, duhet të ketë autobusë rregullisht, të jenë të rregullt”, tha një qytetar. “Të them të drejtën nuk kemi shtet, shtet nuk kemi dhe kjo është”, u shpreh një qytetar.

“Nuk ka jo, presim gjysmë orë dhe nuk ka autobus. Do presim, kur të vije. Duhet të zgjidhet kjo situatë njëherë e përgjithmonë e jo kur tu kujtohet ndalin e kur tu kujtohet nisin. Unë nuk mund të kuptoj se çfarë shteti jemi”, tha një qytetar tjetër.

Ata shprehen të revoltuar me qeverinë dhe kryetarët e komunave, pasi transportuesit privat filluan protestën. Ky vendim i transportuesve privat vjen pasi këshilli i qytet të Shkupit gjatë ditës se djeshme sipas transportuesve nuk e ka vendosur në rend të ditës propozimin për rritje të pagesës për kilometër për transportuesit privat.

Ndryshe, NTP “Shkup” ka probleme financiare në punën e saj dhe qyteti do ta subvencionojë sërish ndërmarrjen. Kryetarja Danella Arsovska më 25 shtator kërkoi nga Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën të miratojë subvencionimin e ri në vlerë prej 2,6 milionë euro për mbarëvajtjen e transportit publik në qytet, por një gjë e tillë nuk u mundësua nga Këshilli. Qyteti në lidhje me këtë e fajësoi VMRO-DPMNE-në.

Kujtojmë se transportuesit në fund të gushtit funksiononin në mënyrë të reduktuar. Por më pas, me 2 shtator, u arrit marrëveshje me NTP “Shkupi”. Pas takimit që kanë pasur pasditen në drejtorinë e NTP “Shkup” në Autokomandë, transportuesit privatë kanë bërë të ditur se janë marrë vesh me kompaninë që t’ua paguajë 80 përqind të borxhit, pra, siç thanë ata, u janë transferuar mjete në vlerë prej 40 milionë denarë.

 

Autobus(ë)Autobusët e ShkupitDanela Arsovska – DanellaNdërmarrja Qarkulluese (Transportuese) Publike Shkup (NQP) (JSP) (NTP)Qyteti i ShkupitShkupiStacion(e) AutobusëshTransportTransport, Transport publik