Përmbytje të mëdha në Bosnjë e Hercegovinë, 14 të vdekur, numri i viktimave rritet (VIDEO)

Bosnjë e Hercegovina është përfshirë nga përmbytje të mëdha si pasojë e reshjeve, duke shkaktuar bllokim të rrugëve dhe ndërprerje të komunikimit, transmeton Anadolu. Deri më tani janë raportuar 14 të vdekur kurse numri i viktimave vazhdimisht rritet.

Përmbytjet e mëdha kanë prekur zonat e qyteteve si Jabllanicë, Kiseljak, Konjic, Fojnica dhe Kreshevë.

Autoritetet njoftojnë se fatkeqësia ka ndikuar edhe në rrjetin e komunikimit celular, duke shkaktuar ndërprerje.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje nga rrëshqitje dheu, përmes së cilave qytetarëve u është bërë thirrje që t’i shmangin disa rrugë.

Rrëshqitje të dheut dhe gurëve janë raportuar në rrugën kryesore Konjic – Jabllanicë – Mostar si dhe në rrugën Jabllanicë – Prozor dhe Jabllanicë – Blidinje.

Informacione të pakonfirmuara deri më tani thonë se janë pesë viktima nga fatkeqësia në Jabllanicë, tha për Anadolu Majda Kovaç, zëdhënëse e Administratës Federale të Mbrojtjes Civile (FUCZ).

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Kreshevës, Renato Pejhak, situatën e ka cilësuar si “apokaliptike”.

Vërshim ne Bosnjë, foto nga Martina Mlinarević në rrjetin X
Vërshim ne Bosnjë, foto nga Martina Mlinarević në rrjetin X
Bosnja e HercegovinaReshje shiu