Përmbaruesit në Shkup do t’i bllokojnë llogaritë e qytetarëve që nuk kanë paguar tatimin e pronës dhe tarifat komunale

Qyteti i Shkupit njoftoi se ata persona të cilët nuk i kanë shlyer obligimet për tarifat komunale për vitin 2021, 2022 dhe 2023, si dhe për tatimin në pronë, mbledhjen e detyruar dhe ndalim të përdorimit të mjeteve, fillojnë me mbledhjen e detyruar dhe ndalimin e përdorimit të fondeve, raporton Portalb.mk.

Siç thuhet në njoftim, të gjithë tatimpaguesit dhe taksapaguesit të cilët nuk kanë paguar tatimin në pronë dhe taksën komunale gjatë viteve të kaluara duhet të shlyejnë menjëherë detyrimet e tyre.

“Pas marrjes së vërtetimeve, nëse qytetarët vërejnë parregullsi, duhet t’i lajmërojnë në ueb-faqen e qytetit të Shkupit (e-tatimet) ose përmes departamentit për raportim të problemeve http://gragjani.skopje.gov.mk/korisnik/. Parregullsitë mund të raportohen edhe përmes telefonit”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Numrat për tatimin në pronë janë 072/204-434, 02 3297-316, 02 3297-539, 02 3297-280 dhe 02 3207-546, dhe për tatimin komunal– 02 3297-314. Për pagesën e detyruar, numrat janë 02 3297-296 dhe 02 3297-298.

E-TatimePërmbarues(e) PërmbarimTaksaTatim në pronë