Ka përfunduar takimi në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, raporton Koha.net.
Pas takimit Kurti nuk është deklaruar për media, ndërsa Abdixhiku ka thënë se do të përpiqen që të takohen sërish, por se numrat në Kuvend dihen tashmë. Ai ka thënë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.
Abdixhiku ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit.
“Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë, siç e do rendi do të ketë procese diskutuese, do të njoftojmë edhe zyrtarisht njeri-tjetrin për zhvillimet partiake, këtë e bëra për takimet që kanë ndodhur dje e njoftova zyrtarisht”, është shprehur Abdixhiku.
Takimi është zhvilluar pasi të martën, 6 prej 18 deputetëve të LDK-së kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.
Abdixhiku të martën pas mbledhjes së Grupit Parlamentar tha se Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj e Janina Ymeri janë deklaruar se nuk do ta votojnë Sejdiun.