Në mars të vitit 2026-të në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 245 leje ndërtime, ndërkohë përfshihet edhe ndërtimi i 618 banesave me gjithsej 53 718 metra katror, transmeton Portalb.mk.
“Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 24 574 417 mijë denarë, që është për 21.9 % më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Krahasuar me marsin e kaluar, përkundër asaj se kemi rritje te vlerës së objekteve që do të ndërtohen, kemi ulje të numrit të lejeve për 26.6 përqind.
“Rritja e vlerës vjen si rezultat i faktit se në periudhën referuese është lëshuar leje ndërtimi për park me erë për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovuese me kapacitet deri në 128 MW, në territorin e Komunës së Shtipit, Komunës së Radovishit dhe Komunës së Karbincit, të cilat kanë vlerë të madhe”, raporton Enti.
Më së shumti leje ndërtimi janë dhënë në rajonin e Pollogut (62) dhe rajonin e Shkupit (51).