Pendarovski: “Nuk pres asgjë pozitive për Maqedoninë në Samitin e ardhshëm të BE-së”

Në samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian nuk mund të presim një vendim pozitiv për Maqedoninë, tha presidenti Stevo Pendarovski, duke shtuar se për këtë fajtore është edhe opozita për shkak të qëndrimit të saj të ashpër, raporton SDK, transmeton Portalb.mk

Ai foli në samitin vjetor të Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave, pas së cilës tha se është e qartë se cili do të jetë rezultati i samitit për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm.

“Rezultati është i qartë, duke qenë se ne kemi parakushtin në kornizën e negociatave evropiane. Ne nuk mund ta përmbushim atë, kjo është e qartë. Ndërkohë, për fat të keq, për shkak të qëndrimit të fortë të opozitës, asgjë nuk ka ndryshuar në atë drejtim. Dhe është e qartë se nuk mund të ketë vendim pozitiv për ne në samitin e dhjetorit”, tha Pendarovski.

Edhe pse ai beson se kjo nuk do të destabilizojë vendin, marrëdhëniet ndëretnike në vend mund të përkeqësohen.

Pendarovski beson se qeveria dhe opozita së shpejti mund të bien dakord për mbajtjen e zgjedhjeve.

Mendoj se qëndrimet e pushtetit dhe opozitës po afrohen më shumë dhe ndoshta në ditët në vijim do të kemi njoftim zyrtar se është arritur marrëveshje që zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të mbahen në të njëjtën periudhë kohore”, tha Pendarovski.

Kujtojmë se më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

Bashkimi Evropian (BE)Ndryshime Kushtetuese RMVStevo PendarovskiVMRO-DPMNE