Pendarovski në Ditën e Lirisë së Mediave: Të vendosim standarde me të cilat mediat do të mund të punojnë lirshëm dhe të pavarur

Duhet të vazhdojmë të investojmë në vendosjen e standardeve me të cilat mediat do të mund të punojnë dhe zhvillohen lirshëm dhe mënyrë të pavarur, tha presidenti Stevo Pendarovski në urimin drejtuar punëtorëve mediatik me rastin e 3 majit – Ditës Botërore të Lirisë së Mediave.

Ai thekson se liria e mediave është një nga themelet e vlerave demokratike dhe është thelbësore për zhvillimin demokratik të shoqërisë maqedonase.

“Gazetarët cilësorë, profesionistë dhe të pavarur, që kuptojnë seriozitetin dhe vështirësinë e krijimit të opinionit publik, mund të përfaqësojnë një zë të fortë të publikut. Kjo është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë të investojmë në vendosjen e standardeve që do t’i mundësojnë mediave të punojnë dhe të zhvillohen lirshëm dhe të pavarur. Le të ndërtojmë një atmosferë në të cilën punonjësit e medias do të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur. Le të kemi virtytin të pranojmë kritikat dhe të mbështesim lirinë e shprehjes. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi media dhe gazetarë të fuqishëm, të cilët do të jenë objektivë në raportimin e tyre dhe do t’i shërbejnë publikut, e jo elitave politike dhe burimeve të financimit”, thuhet në mesazhin e presidentit Pendarovski.

Kujtojmë se Maqedonia është ngjitur me dy vende, nga 38 në 36, në Indeksin e Lirisë së Medias të Reporterëve pa Kufij (RSF), edhe pse me një rezultat të përgjithshëm më të dobët se vitin e kaluar, kjo pasi vendet e tjera në rajon u vlerësuan më keq.

3 maj – Dita Botërore e Lirisë së MediaveStevo Pendarovski