“Pavarësia e Kosovës në shtypin shqiptar”, ekspozita e radhës e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, do të hapë ekspozitën “Pavarësia e Kosovës në shtypin shqiptar”, transmeton Portalb.mk.

Njoftimin për ekspozitën “Pavarësia e Kosovës në shtypin shqiptar” e ka dhënë BKK-ja në rrjete sociale.

“Sot përzgjodhëm dhjetëra shkrime (lajme, raporte, analiza, reportazhe, kolumne, intervista…) dhe dhjetëra ballina nga gazetat e dikurshme fizike të shtypura në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut të cilat kanë raportuar për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se ekspozita “Pavarësia e Kosovës në shtypin shqiptar” do të hapet me rastin e përvjetorit të 17-të të Pavarësisë së Kosovës në hollin e ekspozitës në Bibliotekën Kombëtare”.

EkspozitëKultura shqiptareKulturë lajmePavarësia e Kosovës