Pas kritikave të Komisionit Evropian për punën e Këshillit Gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, Lloga formoi grup të punës për ndryshimet ligjore

Ministri për Drejtësi, Krenar Lloga, sot ka formuar ekip të punës për përgatitjen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, me përfaqësues të gjyqësorit, bashkësia akademike dhe sektori joqeveritar, raportoi Portalb.mk.

Nga Ministria për Drejtësi deklarojnë që ky grup i punës formohet me qëllim që të tejkalohen dobësitë e theksuara në Raportin e Komisionit Evropian për punën e deritanishme të Këshillit Gjyqësor, ndërsa në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së Drejtësisë të përgatiten ligje në këtë fushë.

Me grupin e punës do të udhëheqë akademik Vllado Kambovski, anëtar i Akademisë për Shkencë dhe Art në Maqedoni, ndërsa do të marrin pjesë: Margarita Caca – Nikollovska, Bajram Polozhani, Branko Naumovski, Sali Murati, Besa Ademi, Jelena Kadriq, Ivana Petkovska, Xhemali Saiti, Denis Preshova, Ana Pavlovska – Daneva, Gjorgji Radojkov, Ivica Inikolovski, Jeton Shasicari, Besa Arifi dhe Shpend Devaja.

Grupi i punës në punën e tij do të fton edhe përfaqësues nga të gjitha organet relevante nga gjyqësori. Komisioni Evropian ën Raportin e progresit për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 theksoi shqetësim serioz për punën e Këshillit Gjyqësor.

Në pikat kryesore të fushën e funksionimit të gjyqësorit, Komisioni Evropian e ftoi Këshillin Gjyqësor që të angazhohet të ruan pavarësinë dhe integritetin e gjykatësve. Gjithashtu u theksua edhe shkarkimi kontrovers i Kryetarit të Këshillit Gjyqësor përmes procedurës kontroverse ku dyshohet edhe për mosrespektim të ligjeve dhe procedurave.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut, i cili para disa muajsh ishte në shënjestër të kritikave nga vendi dhe faktori ndërkombëtar për shkak të një sërë skandaleve, do të reformohet me “vetërregullim”, brifojnë në fillim të muajit ntor nga Ministria e Drejtësisë , të cilët kishin paralajmëruar formimin e Grupit Punues i cili do të identifikojë zbrazëtirat ligjore, të cilat keqpërdoren nga anëtarët e Këshillit.

Komisioni Evropian publikoi Raportin e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Situata me luftën kundër korrupsionit në vend është vlerësuar pa asnjë përparim. Korrupsioni vazhdon të mbetet i përhapur në shumë fusha. Lidhur me ndryshimet e Kodit Penal thuhet se pengojnë aftësinë e autoriteteve për të hetuar dhe ndjekur penalisht vepra të tilla. “Kjo është një çështje shqetësuese serioze”, thuhet tekstualisht në raport.

Akademia e Gjykatësve dhe ProkurorëveBashkimi Evropian (BE)Gjykata Administrative RMVGjykata e Lartë Administrative RMVGjykata Kushtetuese RMVGjykatat e Apelit RMVGjykatat Themelore RMVGjykatës(e) - Gjykim - GjyqësorKëshilli Gjyqësor RMVKrenar LlogaMinistria e Drejtësisë (MD)Raporti i Komisionit Bashkimit Evropian (KE) për Maqedoninë