Paraburgim për tre persona në lidhje me ndotjen e mjedisit jetësor në Shkup

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar paraburgim për tre persona të dyshuar për ndotje të mjedisit, gjatë krijimit të deponive të egra në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Pas urdhrit të gjykatësit të procedurës paraprake, janë siguruar dëshmi që dërgojnë në dyshime të bazuara se tre persona kanë kryer veprën penale – Rrezikim и mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina, në bazë të nenit 230, paragrafi 1 nga Kodi Penal”, raportoi Prokuroria, e cila ka filluar procedurat hetimore për të dyshuarit.

Ata dyshohet se kanë ndotur mjedisin me deponi të egra në Vardarishte, një kohë të gjatë deri më 2 shtator në rrugën “Zendel Xhemaili”, pn në Shkup.

Të dyshuarit kanë kryer shitblerjen e metaleve të vjetra, pa pasur edhe subjekt juridik të regjistruar.

“SPB Shkup pas kryerjes së bastisjeve mbrëmë dhe sot në lokacionin e Vardarishtes, ka kryer padi penal me procedurë të përshpejtuar në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ndaj M.M. (54), A.A. (28), dhe F.A. (41), të gjithë nga Shkupi, për shkak dyshimeve se kanë kryer veprën penale ‘rrezikimi i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, njoftoi Policia.

 

Deponi ilegaleDeponi rajonaleNdotja e ajrit - ajër i ndoturNdotja e tokës mbeturinaProkuroria Themelore Publike (PTHP) RMV