Paraburgim për dy vëllezër në Shkup, kishin sulmuar një shofer në komunikacion

Në Shkup, Prokuroria Themelore Publike ka propozuar masën e paraburgimit për dy vëllezër që fizikisht kishin sulmuar një shofer për shkak mosmarrëveshjeve në komunikacion, transmeton Portalb.mk.

“Urdhër për procedurë hetimore për dy vëllezër të moshës 39 dhe 42 vjeç, për shkak dyshimeve fillestare për kryerjen e veprës penale – Lëndime të rënda trupore, në bazë të nenit 131, paragrafi 3, në lidhje me nenin 1 nga Kodi Penal”, njoftojnë nga Prokuroria.

Raportohet që problemi ka ndodhur më 12 gusht, kur dy të dyshuarit kanë lënduar viktimën duke i rrezikuar edhe jetën, për çka ishte dërguar pa vetëdije për shërim në spital.

“Për shkak mosmarrëveshjes në komunikacion në lidhje me shpejtësinë e lëvizjes së automobilit, të dyshuarit fizikisht janë përleshur me të dëmtuarin”, sqarojnë nga Prokuroria, duke theksuar që përleshjen kishte tentuar ta ndal nëna e viktimës dhe një kalimtar rasti.

Aksident trafiku rrugor (veturë motor biçikletë bus)Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)Prokuroria Themelore Publike (PTHP) RMVVetura - Automjet - Automobil