Panairi i karrierës në UEJL mblodhi studentët dhe kompanitë në Tetovë

Kompanitë, organizatat dhe bizneset sot prezantuan ofertat e tyre të punës përpara studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore në Panairin e Karrierës, pjesëmarrës ishte edhe redaksia e Portalb.mk.

Lumturije Sinani nga Qendra e Karrierës së UEJL-së theksoi se pjesëmarrëse në panair ishin mbi 50 kompani, ndërsa se pati mbi 80 pozita pune dhe praktike të hapura.

Nga ana tjetër, rektori Abdylmenaf Bexheti theksoi se panairi është një nga ngjarjet më të rëndësishme që organizon universiteti, ku takohen oferta me kërkesën, studentët takojnë punëdhënësit potencial.

Ai theksoi se sot në tregun e punës ka asimetri.

“Mosha 19-15 është mosha që është më pak e përfaqësuar në tregun e punës”, tha Bexheti i cili shtoi se përpiqen të punojnë në këtë drejtim.

Portalb.mk njoftoi nga afër studentët që është i hapur vazhdimisht për gazetarë të rinj dhe praktikantë, si dhe mundësitë të tjera që ofrohen në këtë media.

Këndi i redaksisë Portalb në Panairin e Karrierës në UEJL. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ky panair organizohet tradicionalisht çdo vit.

Papunësia te të rinjtëPunëtor(e) PunëStudentëTë rinj - Rini - RiniaUniversiteti i Evropës Juglindore (UEJL)