Stacioni Policor në Kërçovë ka ngritur padi penale ndaj J.D. (37 vjeç) dhe A.A. (46 vjeç), të dy nga Kërçova, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “tentativë për vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
“Të dy janë dërguar në Institucionin Penal ‘Burgu-Manastir’ pasi gjykatësi i procedurës paraprake u caktoi masë paraburgimi prej 30 ditësh. Më 4 janar, në orën 14:45, në rrugën ‘Zagorje’ në Kërçovë, u arrestuan pasi më parë kishin sulmuar me thikë B.A. (39 vjeç) nga Kërçova dhe më pas kishin ikur”, thuhet në njoftim.
I lënduari, siç shtohet më tej, u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës, nga ku, pas ndihmës mjekësore dhe për shkak të seriozitetit të plagëve, u transferua në Spitalin e Përgjithshëm ‘8 Shtatori’ në Shkup.
“Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre, të kryer me urdhër gjykate, oficerët e policisë kriminale gjetën thika, të cilat u sekuestruan për procedurë të mëtejshme”, thuhet në njoftim.