Padi penale për personin që tentoi të vriste kryetarin e Komunës së Haraçinës

Ministria e Punëve të Bredshme thotë se SPB Shkup ka zbardhur ngjarjen penale të datës 01.04.2024 në fshatin Haraçinë, Shkup, kur është raportuar se ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës R.I. dhe personave të tjerë të punësuar në komunë, gjatë inspektimit të punimeve të ndërtimit, nga një person është gjuajtuar me armë automatike, në të cilat ka mbetur i plagosur E.S. (39) dhe A. A. (22), transmeton Portalb.mk.

“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, zyrtarë policorë nga Njësia për Krime të Dhunshme – Reparti për kundërvajtje për gjak dhe seksuale në SPB Shkup, në koordinim me PThP Shkup, kanë ndërmarrë veprime të shumta operative taktike dhe hetimore, gjatë të cilave është konstatuar identiteti i kryesit. Pas kompletimit të plotë të materialeve zyrtare dhe raporteve të kryera të ekspertizës, me datë 16.07.2024, në PThP Shkup është paraqitur kallëzim penal kundër M.A. (36) për veprën e kryer “vrasje e mbetur në tentativë”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të KP”, thonë nga MPB.

Incidenti ndodhi pasditën e 1 prillit në komunën e Haraçinës në Shkup, ku shënjestër e të shtënave me armë ishte kryetari i komunës. Sipas informacioneve të MPB-së, sulmi kishte ndodhur teksa kryetari i Komunës ka qenë duke ecur jashtë.

Të shtënat me armë në drejtim të Ibraimit kanë ardhur nga një veturë në lëvizje, ndërsa u shkaktua panik e kaos në rrugën kryesore para sheshit të Haraçinës.

Kryetari i Haraçinës disa herë paraprakisht është kërcënuar. Madje, me nga data 25.05 2023, administrata e Komunës së Haraçinës nuk punonte, dhe atëkohë u tha se kjo situatë do të zgjasë.

“Ky vendim ka ardhur pasi dje kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi u kërcënua me jetë nga një 69-vjeçar dhe disa raste më parë ku ka pasur kërcënime”, pati njoftuar Komuna atëkohë.

HaraçinaKomuna e HaraçinësMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Ridvan Ibraimi