Padi ndaj tre policëve në Maqedoninë e Veriut në lidhje me marrjen e ryshfetit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre punonjësve të policisë nën dyshimet se kanë marrë ryshfet. Ata do të largohen nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj D. S., F.Gj. dhe D.J., nëpunës policorë në Stacionin Policor Qendër, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “marrja e ryshfetit” nga neni 357 paragrafi 1 i Kodit Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ata dyshohen se më 4 korrik, në orët e mbrëmjes kanë marrë ryshfet, me qëllim që të mos shqiptojnë dënime në komunikacion.

Korrupsion - RyshfetMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Padi penalePançe ToshkovskiPolicia e Maqedonisë së Veriut