Padi ndaj kryetarit të komunës në Maqedoninë e Veriut për keqpërdorimin e pozitës zyrtare

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetar të komunës nën dyshimet se ka kryer dy vepra penale gjatë dhënies së lejes për ndërtim, transmeton Portalb.mk.

“Në cilësinë e kryetarit të komunës, në periudhën nga data 02.03.2021 deri më 23.09.2021, ka tejkaluar kufijtë e sjelljes së tij zyrtare në një mënyrë që ka vepruar në kundërshtim me nenin III të Programit vjetor për ndërtim, rikonstruim,  mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve lokale në komunë për vitin 2021. Konkretisht, me mjete nga buxheti i komunës, i raportuari ka ndërtuar një degëzim të rrugës, i cili nuk ishte pjesë e programit vjetor për ndërtimin, rikonstruim dhe mirëmbajtje të rrugëve lokale në komunë”, sqaroi Policia.

Për shkak se ka i dyshuari B.Sh. ka dëmtuar buxhetin e komunës, ai dyshohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “ndërtim i paligjshëm”, vepra të dënueshme në bazë të nenit 353 dhe 244 nga Kodi Penal.

Keqpërdorim i pozitës zyrtareKeqpërdorim tenderiMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Padi penalePolicia e Maqedonisë së VeriutRikonstruimi i rrugëve - të dëmtuara - gropa