Padi ndaj dy personave për uzurpim e ndërtim të paligjshëm në Shipkovicës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi penale ndaj dy personave nën dyshimet për uzurpim e ndërtim të paligjshëm, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër B.M. (45) nga Gjermania dhe D.A. (54) nga fshati Shipkovicë, rajoni i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale uzurpim i patundshmërive dhe ndërtim i paligjshëm”, raportoi Policia, duke theksuar se punimet ishin kryer pa leje ndërtimi adekuate.

I pari dyshohet si investitor, ndërsa i dyti për kontraktimin e punëve ndërtimore në një truall në Shipkovicë. Ndërtimi i kësaj shtëpie pushimi ishte kryer në pronë të shtetit.

Legalizim i ndërtimeve pa leje - ilegaleLigji për ndërtime pa leje - ilegaleMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Ndërtime pa leje - ilegaleNdërtimtariPolicia e Maqedonisë së VeriutShipkovicaTetova