Osmani: “Fronti për Evropën” mund të garojë me kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Ndryshimet kushtetuese janë çështja që do të zhbllokojë procesin pra do të mundësojë vazhdimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian. Besoj se të gjithë duhet të dalim përpara qytetarëve dhe të tregojmë se qëndrojmë pas vullnetit të tyre për t’u anëtarësuar në BE, tha ministri i Punëve të Jashtme të RMV-së, Bujar Osmani në një intervistë për “Frontline“, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se opozita e vendos tërësisht perspektivën evropiane në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.

“Ju keni parti politike që me këmbëngulje e pengojnë atë proces dhe prandaj mendoj se duhet të dalim me një porosi të qartë për qytetarët. A i mbështetni strukturat politike që duan që vendi të jetë anëtar i Bashkimit Evropian apo mbështetni struktura politike që besojnë se duhet të ketë struktura alternative, siç është takimi i presidentit rus me presidentin e Koresë së Veriut dhe atje të hartohet një alternativë e re ndaj Bashkimit Evropian. Kjo është arsyeja përse ne besojmë se tani është koha që të gjitha partitë politike që e mbështesin BE-në të jenë pjesë e frontit evropian. Të tjerët le të bëjnë frontin e vet dhe të dalim përpara qytetarëve dhe t’i lëmë qytetarët të zgjedhin. A duan Bashkimin Evropian ose e duan atë koalicionin që u mblodh së fundmi në Rusi”, tha ministri Osmani.

Sipas tij, Rusia nuk mund të jetë alternativë ndaj Bashkimit Evropian sepse nuk mund të ofrojë alternativë.

“A keni parë dikë që të shkojë të punojë ose të kërkojë arsim në Rusi? Ata shkojnë në Bashkimin Evropian, sepse ne kemi të njëjtin sistem të vlerave, gjeografikisht, kulturalisht, ekonomikisht, historikisht ne u përkasim kësaj familje vlerash të BE-së.”, tha shefi i diplomacisë.

Sipas Osmanit, jemi shumë të vegjël, shumë të nvarur, siç tha në intervistë, të pambrojtur, pa atë sistemin e madh që e ofron BE-ja dhe ai nënvizoi se nuk e kemi konstatuar ne, por e kanë konstatuar shumë vende të BE-së.

Duke folur për “Frontin për Evropë”, ideja që e promovon lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ministri Osmani theksoi se deri më tani në nivel shtetëror po bëhet kordinimi me të gjitha partitë politike, pavarësisht përkatësisë etnike ose çfarëdo qoftë përkatësie, por me rëndësi është nëse janë pro anëtarësimit në Bashkimin Evropian apo jo.

“Nënkuptohet se në nivelin e partisë politike punojmë me partitë politike shqiptare që aktualisht angazhohen për BE-në, për krijimin e atij fronti dhe sigurisht me afrimin e zgjedhjeve do të zgjerohet ose eventualisht mund të bisedohet me partitë tjera”, theksoi ministri i Jashtëm.

Osmani nuk e përjashton mundësinë që “Fronti për Evropën” të dalë me një kandidat të përbashkët për president në zgjedhjet e e vitit të ardhshëm. Këtë veçmë e kishim edhe në zgjedhjet e fundit. Presidenti aktual është kandidat i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së, që është një precedent që me të vërtetë shumë vende e dëshirojnë realisht, është që dy nga bashkësitë më të mëdha etnike të kenë një kandidat të përbashkët si president. Ne mund atë ta nënvlerësojmë, mirëpo ajo është me të vërtetë arritja më e madhe e një shoqërie multietknike dhe mendoj se ajo u tregua si një shembull i mirë dhe nuk e përjashtoj që të ndodhë sërish, tha Osmani në intervistë.

Në pyetjen se nëse dhe çfarë do të zgjedhin zgjedhjet e mundshme të parakohshme dhe nësë është ajo një truk politik për të bllokuar më tej proceset, Osmani është i vendosur se ato nuk do të ndryshojnë asgjë nga kornizat e negociatave.

“Korniza e negociatave është miratuar nga 27 vende anëtare dhe ajo nuk mund të ndryshohet. Mirëpo, korniza e negociatave është një kompromis që ne e kemi pranuar, sepse menduam se është në interesin tonë që këto çështje historike dhe pyetje të identitetit të mos hynin në kornizën e negociatave. Çështja e gjuhës u përcaktua si zgjidhje përfundimtare pa asnjë shtesë. Pastaj çështjet historike nuk përfshihen në pjesën e kornizës së negociatave për të cilën ka një raport të shkruar nga Komisioni Evropian. të cilat votohen në Këshillin Evropian, por janë përfshirë vetëm të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut, domethënë amendamentet kushtetuese dhe një plan veprimi për pakicat. Është zhvendosja jonë e vetëdijes në qendrën e gravitetit aty ku neve na përshtatet. Për shkak se ne jemi më të mirë në të drejtat e njeriut, në të drejtat kolektive, duam që të luajmë në një teren ku nuk ka vlerësim dhe fakti që jemi në një pozicion asimetrik, ata në BE, ne jashtë, sigurisht që ne do të jemi të dëmtuar nga ky proces. Pra ose opozita nuk e kupton këtë çështje, ose dëshira e vetme për pushtet i ka verbuar, ndaj po u bëjnë dëm të madh interesave të qytetarëve dhe shtetit me dështim eventual të ndryshimeve kushtetuese, theksoi Osmani.

Më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet. Kryetari i Kuvendit e ndërpreu seancën me informimin se nuk ka më të regjistruar për diskutim dhe vazhdimi, siç tha ai, do të caktohet në mënyrë shtesë.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)Bujar OsmaniMinistria e Punëve të Jashtme (MPJ)Ndryshime Kushtetuese RMVZgjedhje presidenciale