Bashkësia e Ekologëve “Natyra” – Strugë, në partneritet me Grupin e Vëzhguesve “Mirko Mileski” – Kërçovë, organizoi trajnime në Strugë dhe Kërçovë në kuadër të projektit “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor”.
Trajnimi i parë u mbajt në Strugë më 27 maj. Gjatë aktivitetit, koordinatori i projektit prezantoi qëllimet, aktivitetet dhe rezultatet e pritshme, ndërsa profesori universitar Musah Fejzullov paraqiti doracakun edukativ të përgatitur për trajnimet dhe zhvilloi detyra interaktive me nxënësit pjesëmarrës. (Natyra)
Seria e aktiviteteve vazhdoi më 19 qershor në Kërçovë, ku u mbajt trajnimi i tretë i projektit. Edhe në këtë aktivitet u prezantuan qëllimet dhe rezultatet e pritshme të projektit, ndërsa pjesëmarrësit u përfshinë në përmbajtje edukative kushtuar cilësisë së ajrit dhe rolit të qytetarëve në monitorimin e saj. (Natyra)
Trajnimet janë pjesë e përpjekjeve për rritjen e njohurive dhe angazhimit qytetar në mbrojtjen e cilësisë së ajrit. Krahas aktiviteteve edukative, projekti ka filluar edhe instalimin e instrumenteve për monitorimin e ajrit në rajonin jugperëndimor. (Natyra)
Projekti “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor” zbatohet nga Bashkësia e Ekologëve “Natyra” – Strugë, në partneritet me Grupin e Vëzhguesve “Mirko Mileski” – Kërçovë, me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas. Projekti zgjat 12 muaj dhe synon rritjen e pjesëmarrjes qytetare, përdorimin e të dhënave të hapura dhe përmirësimin e bashkëpunimit me komunat e rajonit. (Natyra)
Bashkësia e Ekologëve “Natyra” – Strugë është organizatë qytetare që vepron në fushën e mbrojtjes së mjedisit, edukimit ekologjik dhe përfshirjes së qytetarëve në trajtimin e çështjeve mjedisore.