Orban-Mickoskit: Hungaria të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjen mes Shkupit dhe Sofjes

Të frytshëm dhe miqësor. Ky është përshkrimi të cilin e ka bërë kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski takimin në Ohër me homologun e tij hungarez Viktor Orban. Dy shtetet mbajtën edhe takim të përbashkët ndërqeveritar pas së cilës dy kryeministrat mbajtën konferencë për shtyp, transmeton Portalb.mk.

Hungaria është e gatshme të përdorë presidencën e saj të Bashkimit Evropian dhe të jetë ndërmjetëse midis Shkupit dhe Sofjes për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen. Këtë propozim kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ia ka paraqitur sot homologut të tij maqedonas, Hristijan Mickoski, gjatë takimit në Ohër.

“Hapi tjetër është, në një farë mënyre, të arrihet një marrëveshje me Bullgarinë dhe për këtë kam një propozim që ia kam përcjellë kryeministrit Mickoski. I thashë se jemi të gatshëm të përdorim presidencën e Bashkimit Evropian dhe të ndërmjetësojmë në këtë çështje”, tha Orban.

Nëse Shkupi dhe Sofja janë gati të pranojnë Budapestin si ndërmjetës, thotë Orban, kjo është punë e tyre.

“Por ne jemi të gatshëm dhe duam të punojmë në gjetjen e një zgjidhjeje që i përshtatet edhe Maqedonisë edhe Bullgarisë, por kjo është punë e palëve që janë në konflikt”, shtoi Orban.

Mickoski theksoi se Hungaria e ka mbështetur gjithmonë vendin, si në kohë të vështira, ashtu edhe në përpjekjet për integrimin tonë evropian.

“Hungaria nuk është vetëm partneri ynë në skenën evropiane, por edhe shembull se si një vend mund të balancojë me sukses sovranitetin kombëtar me integrimin global. Hungaria ka qenë gjithmonë mbështetës i fortë i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe i aspiratave tona për anëtarësim të plotë. Ne ndajmë vizionin e përbashkët me miqtë tanë hungarezë për një Ballkan të integruar, ku të gjitha vendet e rajonit do të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se në takimin tet-a-tet, është diskutuar edhe për projekte strategjike si transporti Veri-Jug dhe korridori energjetik, i cili lidh Ballkanin me Hungarinë, i cili ka një rëndësi të madhe për sigurinë energjetike dhe rritjen ekonomike të të gjithë rajonit dhe bashkëpunimi ynë me Hungarinë do të jetë kyç për zbatimin me sukses të këtyre nismave.

Në lidhje me kredinë që RMV-ja do merr nga Hungaria, Orban tha se paratë janë evropiane dhe jo kineze.

LSDM-ja deklaroi se takimi i sotëm Mickoski-Orban nuk sjell asgjë të re apo shpresëdhënëse për qytetarët e RMV-së.

“Mickoski duhej ta shfrytëzonte këtë vizitë për ta pyetur publikisht Orbanin se pse ambasadori i Hungarisë, përndryshe vendi që kryeson BE-në, votoi për ndarjen e Maqedonisë nga Shqipëria. Mickoski duhej ta pyeste këtë. Pse qytetarët maqedonas gjatë presidencës së tij janë në një situatë ku janë të fundit në radhë për anëtarësim në BE? Nëse kjo ndodh ndonjëherë. Mickoski është dashur ta pyesë Orbanin se pse nuk ka ndihmuar si partner strategjik, në periudhën kur negocionin kredi me origjinë të dyshimtë kineze, për të ndryshuar kornizën e negociatave, siç premtoi Mickoski”, thonë nga LSDM.

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban së bashku me delegacionin e qeverisë hungareze me rreth 10 ministra arritën dje në vend për vizitë dyditore në RMV. Ata u pritën në aeroportin “Shën Apostulli Pal” nga pothuajse e gjithë qeveria e RMV-së.

Ministrat e RMV-së duke pritur kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbanin në Aeroportin e Ohrit. Foto: Hristijan Mickoski (Facebook)

Për shkak të kësaj vizite në Ohër kryhet regjim i posaçëm i qarkullimit në disa pjesë të qytetit.

Me ardhjen e VMRO-DPMNE-së në Qeveri, partneriteti midis dy vendeve. Më 2 shtator 2024 Qeveria nënshkroi memorandum për mirëkuptim me kompaninë hungareze “4iG” me çka kjo kompani pritet të futet në fushën e telekomunikacionit në RMV. Ndërsa më 17 shtator Kuvendi i RMV-së miratoi ligjin për kredinë prej gjysmë miliardë eurosh nga Hungaria.

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe dje e quajti situatën “ironike” dhe shtoi se Orban po vjen në vend vetëm për shkak të kredisë hungareze.

“Sa situatë ironike, që kryetari i Bashkimit Evropian erdhi në vizitë në ditën kur kryeministri ynë Hristijan Mickoski thotë se nuk po i vazhdojmë negociatat me BE-në”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në Kanal 5.

“Tani e vetmja gjë për të cilën Orbán dhe Mickoski do të flasin janë marrëveshjet në lidhje me kredinë. Politikisht nuk ka asgjë për të folur”, shtoi ai.

Sipas tij, kredia nga Hungaria është negociuar në mënyrë jotransparente dhe derisa VMRO-DPMNE ishte ende në opozitë.

Filipçe prezantoi një dokument, sipas të cilit, siç tha ai, qeveria e kaluar tashmë kishte negociuar një kredi nga Banka Botërore me kushte shumë më të favorshme se sa norma e kamatës së kredisë për të cilën qeveria e kryeministrit Mickoski u pajtua me Hungarinë dhe Orbanin.

Në vitin 2013, Orban ishte për vizitë zyrtare në vend, kur iu dha Urdhri “8 Shtatori” për merita të jashtëzakonshme për zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit paqësor ndërmjet Maqedonisë dhe Hungarisë. Urdhrin ia ka dorëzuar presidenti i atëhershëm Gjorge Ivanov, ndërsa ka pasur takime edhe me kryeministrin e atëhershëm Nikolla Gruevski.

Kujtojmë që Hungaria i ka dhënë azil politik ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit.

Ndryshe, Hungaria aktualisht kryeson Bashkimin Evropian dhe Orbán është gjithashtu president i Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit.

Viktor Orban vazhdimisht merr kritika nga liderët e Perëndimit për afrimitetin me Rusinë dhe Kinën.

Hristijan Mickoski HristianHungariaViktor Orban