Opera dhe Baleti Nacional Shkup mbrëmë shfaqi operën “Turandot” të Xhakomo Puçinit (Giacomo Puccini), duke e përmbyllur me këtë shfaqje edhe Muajin e Puçinit, transmeton Portalb.mk.
Me katër shfaqjet operistike: “Bohemia”, “Madame Butterfly”, “Toska” dhe “Turandot” dhe mbrëmjen Gala “Gratë e Puçinit”, këtë nëntor u festua njëqindvjetori i vdekjes së të madhit Xhakomo Puçini.
Nga OBN bëjnë të ditur se në muajin nëntor kanë pasur më shumë se 5000 vizitorë, të të gjitha kategorive të moshave në ngjarje të ndryshme.
“Kemi parë shumë fytyra të gëzuara dhe të buzëqeshura, solistët, kori dhe orkestra kanë shkëlqyer në performancat e tyre dhe publiku gjithmonë i ka shpërblyer me duartrokitje të forta dhe të gjata.” thonë nga OBN.
I gjithë muaji i Puçinit zgjoi interes tek publiku i gjerë, ku u ndjek me një interes të pa parë. Në këtë muaj ishin të përfshira të gjitha veprat që kanë lënë një histori të veçantë në artë, nga kompozitori i njohur Xhakomo Puçini.
Opera “Turandot” ishte e mbushur me momente të bukurisë melodike të admirueshme, që doli në pah sidomos në arien e paharrueshme të tenorit, një nga më të bukurat e letërsisë operistike, “Askush nuk fle” (Nessun dorma).
“Turandot” është operë në tre akte nga Xhakomo Puçini. Është shkruar sipas libretit të Xhuzepe Adamit dhe Renato Simonit, ndërsa bazuar në përshtatjen e Fridrih Shilerit të dramës “Turandot” të Karllo Gocit. Puçini ndërroi jetë pa e përfunduar operën, e cila u përfundua më vonë nga Franko Alfano. I karakterizuar nga materiali muzikor “i pazakontë”, në të cilin përdorimi inovativ i korit dhe orkestrës është në krye, stili i Puçinit në këtë vepër operistike dallohet veçanërisht në meloditë e gjera dhe shprehëse.
Produksioni spektakolar i përrallës epike nga një prej regjisorëve më të famshëm dhe më të kërkuar të operës së sotme, Xhankarllo del Monako, u shfaq mbrwmw në skenën e OBN-së nën dirigjentin e ftuar nga Italia, Roberto Xhianolla (Itali), regjia, skenografia dhe kostumografia janë të Xhankarllo del Monako, ndërsa koreografia është e Sasha Evtimovës, mjeshtër i koncertit wshtw Kliment Todoroski, mjeshtër kori Gjurgica Dashiq dhe Jasmina Gjorgjeska.
Në shfaqje performuan ekipi i spikatur solist: Han Jing Co (Kina / Italia), Xhejms Li (Koreja e Jugut), Biljana Josifov, Igor Durllovski, Dragan Ampov, Jane Dunimaglloski, Dejan Stoev, Dime Petrov, Marjan Nikollovski, kori, orkestra dhe ansambli i baletit të Operës dhe Baletit Nacional.
- LEXO: Skenën e Operës dhe Baletit në Shkup mbrëmë e zbukuroi kryevepra “Toska” e Xhakomo Puçinit
- LEXO: Kryevepra “Gratë e Puçinit” mbrëmë magjepsi publikun në hollin e Operës dhe Baletit
- LEXO: Në skenën e Operës dhe Baletit u ngjit kryevepra e Xhakomo Puçinit, “Bohemët” në kuadër të “Muajit të Puçinit”