OpenAI ka zhvilluar një mjet që identifikon tekstin e gjeneruar nga ChatGPT

Pas një raporti nga The Wall Street Journal që pretendonte se OpenAI ka zhvilluar një mjet që mund të identifikojë esetë e shkruara nga ChatGPT me një saktësi të lartë, kompania foli pse nuk ka lançuar një mjet të tillë ende, transmeton PcWorld.

Sipas raportit, debati nëse një mjet i tillë duhet të lançohet, ka penguar debutimin edhe pse është i gatshëm. Përmes një përditësimi publikuar ditën Dielë, OpenAI tha se ka zhvilluar një metodë për etiketuar tekstet e gjeneruara nga ChaGPT.

Është një prej zgjidhjeve që kompania ka vendosur ta aplikojë krahas klasifikuesve dhe metadata. Sipas OpenAI mjeti ka një saktësi të lartë por nganjëherë ngatërrohet kur teksti modifikohet siç është përkthimi apo rishkrimi nga një model tjetër AI.

Por nga ana tjetër një mjet i tillë do të stigmatizonte përdorimin e AI për të gjeneruar tekst për folësit jo-anglishtfolës.

ChatGPTInteligjenca Artificiale (IA)