Të gjithë nxënësit që kanë arritur të marrin bursa në vitit e kaluar shkollore, do të mund të aplikojnë përsëri prej 1 shtatorit në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, transmeton Portalb.mk.
“Informohen gjithë shfrytëzuesit e të drejtës së bursave për nxënës që i kanë marrë në vitit e kaluara shkollore, ndërsa I plotësojnë kushtet e marrëveshjes për vazhdimin e së njëjtës, se afati për dërgimin e dokumenteve deri te Ministria për Arsim dhe Shkencë do të fillojë prej 1 shtatorit dhe do të zgjatë deri më 30 shtator”, sqaroi Ministria.
Dokumentet do të mund të dërgohen KËTU në formë elektronike, ndërsa për çdo informacion mund të kërkojnë ndihmë në adresën ucenicki.stipendii@mon.gov.mk.
Shfrytëzuesi i bursës duhet të dërgon dëftesën dhe vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2025/2026.