Ofensiva e ndërmarr nga Izraeli në operacionin ndërkufitar që inicioi Hamasi, ka shkaktuar humbje të jetëve njerëzore ndërsjellë, eksod, mungesë të kushteve vitale, shkruan Anadolu Agency, transmeton Portalb.mk.
Numri i viktimave në Ripin e Gazës është në rritje e sipër. Që nga fillimi i konfliktit, Tel Avivi konfirmon vdekjen e 1,200 personave. Në Gaza rreth 85% e popoullatës është zhvendosur nga vendi i luftimeve për shkak të mungesës së ushqimit, ilaçeve dhe shkatërimit të 60% të infrastrukturës.
“Sulmet izraelite vranë 29 persona dhe plagosën 110 të tjerë në 24 orët e fundit. Të paktën 34.683 palestinezë janë vrarë në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit të kaluar. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata” deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë palestineze.