Nuk është e vërtetë që vetëm Guardian ka publikuar intervistën e Putinit me Karlson në faqen e saj kryesore

Postimi pretendon në mënyrë të rreme se “Guardian me bazë në SHBA ishte e vetmja gazetë e madhe që publikoi intervistën në faqen kryesore“. Para së gjithash, Guardian është një gazetë britanike, jo nga SHBA. Gjithashtu, në faqet kryesore të gazetave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte lajme në lidhje me intervistën e presidentit rus me Karlson dhe për të raportuan edhe gazeta të tjera të mëdha britanike, shkruan Vërtetëmatësi.

Ne po analizojmë një postim në Facebook që pretendon se vetëm The Guardian raportoi për intervistën e presidentit rus Vladimir Putin me gazetarin amerikan Tuker Karlson në faqen e saj kryesore. Kjo nuk është e vërtetë.

Putin i tha Tuker Karlson se SHBA ‘duhet të ndalojë furnizimin me armë’ për Ukrainën’: The Guardian me qendër në SHBA ishte e vetmja gazetë kryesore që publikoi intervistën në faqen e saj të parë. Të tjerët bënë sikur nuk kishte ndodhur asgjë, thuhet në postim.

Postimi ndan gjithashtu një fotografi nga faqja e parë e Guardian, e datës 9 shkurt.

The Guardian nuk është një gazetë “me bazë në SHBA”. Është një gazetë britanike nga Mançesteri, e themeluar në 1821. Gjithashtu, gazeta të tjera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përcjellë në faqet e tyre të para informacione për intervistën e presidentit rus. New York Times, e datës 9 shkurt, raportoi gjithashtu për intervistën e Putinit, të titulluar “Në intervistën me Karlson, Putin tha se SHBA mund të parandalojë luftën”, në faqen e saj të parë.

 

Lajmet lidhur me intervistën i gjetëm edhe në faqen e parë të Wall Street Journal të 9 shkurtit.Lajmi i referohet Putinit që i tha Marlson-it se mund të arrihet një marrëveshje për të liruar gazetarin e burgosur amerikan të Wall Street Journal, Evan Gershkoviç.

Intervista e Putinit me gazetarin amerikan Tuker Karlson, e cila është regjistruar në Moskë, është raportuar nga një pjesë e madhe e gazetave botërore. Kështu, për shembull, “Washington Post” më 11 shkurt doli me titullin “Tuker Karlson ekspozoi motivin e vërtetë ushtarak të Putinit: Rusia të zotërojë Ukrainën”.

Më 9 shkurt, britanikja “Mirror” publikoi një artikull me titull “Intervista e Tuker Karlson me Vladimir Putin fillon me një leksion të çuditshëm 30 minutash”. Intervistën e ka transmetuar drejtpërdrejt edhe “Mirror”.

Telegraph” britanik shkroi për “Pesë momente kyçe nga intervista e Tucker Carlson me Putinin”, dhe “The Independent” e vlerësoi intervistën si “të çuditshme” doli me një artikull “Pyetje softball, teori konspirative dhe një leksion historie 30-minutësh: Intervista e çuditshme e Tuker Karlson me Vladimir Putin.”

Prandaj, nuk mund të thuhet se “Guardian” me bazë në SHBA ishte e vetmja gazetë e madhe që publikoi intervistën në faqen e saj të parë”, siç pretendon postimi. Kontrolli i Vërtetmatësit tregoi se, para së gjithash, Guardian nuk është një gazetë me bazë në SHBA dhe lajmet në lidhje me intervistën e presidentit rus me Carlson, megjithatë, ishin në faqet e para të gazetave amerikane dhe gazetat e tjera të mëdha britanike gjithashtu raportuan për të. Prandaj, ne e vlerësojmë postimin që po analizojmë si të pasaktë.

DisinfohubRusiaVladimir Putin