SHBA nuk ka dhënë, as administrata Biden nuk propozon transferimin e armëve bërthamore në Ukrainë. Pak ditë më parë, administrata Biden miratoi përdorimin e armëve amerikane me rreze të gjatë për sulme në territorin rus. Por kjo nuk është një armë bërthamore dhe as nuk ka një vendim për transferimin e armëve bërthamore, siç pretendon në mënyrë të rreme postimi. Këto pretendime vijnë nga individë të njohur për përhapjen e dezinformatave. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë mohoi pretendime të tilla në një deklaratë për Newsweek, shkruan Vërtetmatësi.
Një postim në Facebook pretendon se SHBA po propozon transferimin e armëve bërthamore në Ukrainë për t’i përdorur kundër Rusisë. Kjo është e pavërtetë.
Përshkallëzimi vazhdon. Bota drejtohet fjalë për fjalë nga njerëz të çmendur!!!
Alarm për fundin e botës! Administrata Biden propozon transferimin e armëve bërthamore në Ukrainë për t’u përdorur kundër Rusisë!
Ky është përshkallëzimi bërthamor më i madh dhe më i rrezikshëm në histori!
Postimi që është objekt i këtij shqyrtimi bën pretendime alarmante për të cilat nuk ka prova reale. Duke ndarë informacione të pasakta, ajo shkakton frikë dhe shqetësim te përdoruesit e mediave sociale. Postimi shoqërohet me një klip nga një postim në rrjetin social X (ish-Twitter) që pretendon të njëjtën gjë. Ky postim është shkruar nga Alex Jones, i cili është një komentator politik konservator dhe prezantues radiofonik, themelues i Infowars, një faqe interneti e ekstremit të djathtë. Ai është ndaluar nga shumë platforma të mediave sociale për postimin e dezinformatave.
Edhe pse postimi pretendon se administrata Biden ka propozuar dhënien e armëve bërthamore në Ukrainë për t’i përdorur kundër Rusisë, nuk ka absolutisht asnjë provë që kjo është e vërtetë. Asnjë person zyrtar nuk ka deklaruar apo konfirmuar se diçka e tillë po ndodh. Përkundrazi, këto pretendime, të cilat vijnë nga individë të njohur për përhapjen e dezinformatave, si Alex Jones, janë mohuar.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë mohoi pretendime të tilla në një deklaratë për Newsweek.
Kjo nuk është e vërtetë – SHBA nuk po mendon t’i japë Ukrainës armë bërthamore.
Profesor Brian Taylor, drejtor i Institutit Moynihan të Universitetit të Sirakuzës për Çështjet Globale, thotë se dërgimi i armëve bërthamore të SHBA në një shtet jo-bërthamor do të shkelte traktatin e mospërhapjes së vitit 1968.
Në teori, SHBA mund të vendosë armë bërthamore amerikane në Ukrainë dhe të ruajë autoritetin komandues mbi to, siç bën në disa vende anëtare të NATO-s. Por është jashtëzakonisht e vështirë të imagjinohet që kjo të ndodhë, tha Taylor.
Çfarë i dhanë vërtet SHBA-të Ukrainës?
SHBA nuk ka dhënë, as administrata Biden nuk propozon transferimin e armëve bërthamore në Ukrainë. Ajo që është e vërtetë është fakti se administrata Biden para disa ditësh autorizoi përdorimin e armëve amerikane me rreze të gjatë veprimi për sulme në territorin rus. Por kjo nuk është një armë bërthamore dhe as nuk ka një vendim për transferimin e armëve bërthamore, siç pretendon në mënyrë të rreme postimi.
Ne e konsiderojmë të rremë pretendimin se administrata Biden po propozon transferimin e armëve bërthamore në Ukrainë, sepse bazohet në citate nga teoricienët e njohur të konspiracionit dhe furnizuesit e dezinformatave, jo në prova reale.