Një tërmet me fuqi prej katër gradësh herët në mëngjes ka goditur Greqinë jugore, konkretisht në afërsi të qytetit të Feneos në rajonin e Korintit të Peloponezit, raporton “Kathimerini”.
Sipas Observatorit Kombëtar në Athinë, epiqendra e tërmetit ishte 4 kilometra në veriperëndim të qytetit të Feneos në një thellësi prej 11 kilometrash.
Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) vlerësoi magnitudën e tërmetit në katër gradë të shkallës Rihter.
Përndryshe, Greqia ndodhet në një nga rajonet më aktive sizmike në botë, ku tërmetet janë të shpeshta.