Një tërmet me magnitudë 7.2 goditi Perunë, paralajmërim për cunami

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter goditi bregun jugor të Perusë mëngjesin e sotëm, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së dhe Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, raporton CNN.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua 28 kilometra në perëndim të Atikipa, rreth 600 kilometra në jug të kryeqytetit Lima, dhe ishte në një thellësi prej 28 kilometrash.

Qendra e Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit paralajmëroi për valë që mund të arrijnë një deri në tre metra në disa pjesë të bregdetit të Perusë.

“Bazuar në të gjitha të dhënat e disponueshme, parashikohet një rrezik cunami për disa pjesë të bregdetit”, thanë ata.

Nga aty bëjnë me dije se nuk ka rrezik për cunami për bregun perëndimor amerikan.

Instituti Gjeofizik i Perusë ka lëshuar një paralajmërim për cunami që tregon se autoritetet duhet të aktivizojnë protokollet për të mbrojtur popullsinë për shkak të një cunami të mundshëm.

Autoritetet peruane, ndërkohë, në rrjetin social X njoftuan se qeveria po monitoron situatën dhe po vlerëson çdo dëm të raportuar.

PeruTërmetTornado - Uragan Cunami Ciklon