Një stadium tjetër u suspendua në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Federata e Futbollit në Maqedoni (FFM) pasi e suspendoi stadiumin e Kavadarit, tash ka vendosur që të suspendon edhe stadiumin e Negotinës, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni për gara në seancën e jashtëzakonshme pasi shqyrtoi raportet dhe incizimet nga ndeshja në kuadër të javës së katër në Ligën e Dytë në Futbollin e Maqedonisë, për shkak sulmeve fizike nga personat jozyrtar ndaj portierit të Ohrit, Komisioni solli vendim në bazë të nenit 94 nga Rregullorja e garave në FFM për SUSPENDIMIN e Stadiumit të qytetit të Negotinës”, raportoi Federata.

Suspendimi ndodhi për shkak problemeve në ndeshjen e 25 shtatorit, kur u zhvillua ndeshja ndërmjet Vardar Negotinës dhe Ohrit.

Për shkak parregullsive në ndeshjen e organizuar në javën e VI-të në Ligën e Parë, Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) më 24 shtator ka ndërprerë aktivitetet në stadiumin e Kavadarit, deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Për herë të parë në këtë sezone, gjysma e ekipeve në Ligën e Parë janë ekipe shqiptare, gjashtë nga dymbëdhjetë ekipet: Struga, Shkupi, Shkëndija, Gostivari, Voska dhe Besa e cila tani është inkuadruar.

Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.

Federata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)