NPK „SHARRI“ – Tetovë i informon se vazhdojnë punimet për sanimin e defektit në rrugën „Vëllezërit Milladinov“. Për shkak të kompleksitetit të ndërhyrjes, punimet pritet të vazhdojnë deri në orët e vona të mbrëmjes, transmeton Portalb.mk.
“Për momentin, furnizimi me ujë është siguruar deri te fabrika „Teteks“ dhe „Pofiks“, ndërsa për pjesën tjetër të zonës, gjendja do të stabilizohet gjatë ditës, në varësi të zhvillimit të punimeve. Ekipet e NPK „SHARRI“ janë në terren dhe punojnë për përfundimin e ndërhyrjes në afatin më të shkurtër të mundshëm”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në rrugën „V. Miladinovi“, përkohësisht u ndërpre furnizimi me ujë në zonën te Xhamia e Larme (Xhamia e Pashës), si dhe në një pjesë të bulevardit „Ilinden“, por më pas defekti u sanua.
“NPK „SHARRI“ – Tetovë i informon qytetarët se sanimi i defektit në rrugën „Lubotenska“ ka përfunduar me sukses.
Ekipet tona kanë përfunduar ndërhyrjen në rrjet, ndërsa furnizimi me ujë është duke u normalizuar. Faleminderit qytetarëve për mirëkuptimin dhe durimin”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se në fshatrat Reçicë e Vogël, Reçicë e Madhe, Poroj dhe Xhepçisht nuk është i sigurt për pije dhe për këtë është vendosur ndalesë.