Një pikë e përbashkët kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, sot u zhvillua takimi i parë i Komitetit

Përfaqësuesit e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës kanë filluar punimet për finalizimin e procesit të krijimit të pikave të përbashkëta kufitare në dy pikat kufitare, transmeton Portalb.mk.

“Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi sot ka zhvilluar një takim pune me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga kolonel Rakip Bunjaku, një nga kryetarët e Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Finalizimi i pjesës teknike dhe realizimi i dispozitave të Marrëveshjes, ishin prioritetet e takimit të parë të Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve.

Ndryshe, më 22 dhjetor të vitit të kaluar, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është ratifikuar marrëveshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për marrëveshjen kufitare ndërmjet këtyre dy shteteve. Në muajin shkurt të këtij viti u formua Komiteti i Përbashkët i Ekspertëve për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Kjo marrëveshje mundëson një pikë kufitare. Ky vendim përfshin kalimin kufitar “Bllacë-Hani i Elezit” dhe “Jazhincë-Glloboçicë”.

Maqedonia e Veriut më 31 korrik të vitit 2023 ka filluar zbatimin e pikës së përbashkët kufitare në pikën kufitare Qafthanë me Republikën e Shqipërisë.

Demarkacioni i kufijveKosovaMaqedonia e Veriut RMVSeanca qeveritare Maqedoni – KosovëVendkalim kufitar