Një person nga Tetova ndërroi jetë nga Kovidi, janë regjistruar 64 raste të reja

Gjatë javës së kaluar është raportuar një person i vdekur i lidhur me Kovid-19 nga Tetova, nga grupmosha mbi 65 vjeç. Personi është vaksinuar me 2 doza kundër Kovid-19, kanë kaluar 3 vjet nga doza e fundit e vaksinës, me sëmundje shoqëruese të regjistruara, transmeton Portalb.mk.

Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se numri i të sëmurëve me Kovid-19 është rritur këtë muaj. Në periudhën 16-22 shtator janë regjistruar 64 raste të reja pozitive, që është rritje prej 12,3 përqind krahasuar me javën e kaluar.

Persona të infektuar janë regjistruar nga nëntë qytete. Shumica e tyre janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Pehçevë.

“Të sëmurët janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, me numrin më të madh të rasteve të raportuara në grupmoshat mbi 60 vjeç. Gjatë javës së fundit statusin e “të shëruarit” e kanë marrë 69 persona. Gjatë javës së kaluar është raportuar një person i vdekur i lidhur me Kovid-19 nga Tetova, nga grupmosha mbi 65 vjeç. Personi është vaksinuar me 2 doza kundër Kovid-19, kanë kaluar 3 vjet nga doza e fundit e vaksinës, me sëmundje shoqëruese të regjistruara. Personi pozitiv ka ndërruar jetë në kushte spitalore”, njoftojnë nga ISHP.

Gjatë vitit janë regjistruar gjithsej 1.624 të sëmurë dhe 21 persona të vdekur, ndërsa që nga shfaqja e rastit të parë me Covid-19 në vend janë raportuar gjithsej 25.1940 të sëmurë dhe 10.000 të vdekur të lidhur me Covid-19.

“Shumica e të sëmurëve janë të regjistruar në Shkup, Manastir dhe Kumanovë, ndërsaincidenca më e lartë është regjistruar në Kavadar. Vdekshmëria më e lartë është regjistruar në Ohër, Kavadar dhe Prilep. Shkalla më e lartë e vdekshmërisë është regjistruar në Strugë dhe Kriva Pallankë”, njofton ISHP.

Kujtojmë se në muajin gusht ishte regjistruar rritje e të infektuarve prej 3.3 herë krahasuar me muajin paraardhës, korrik.

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP)Korona Virusi COVID19TetovaVdekje