Një person mbeti i plagosur nga të shtënat në Çair

Sonte u dëgjuan të shtëna në Çair, si pasojë një person mbeti i plagosur, raporton Portalb.mk.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme në një deklaratë për TV21 theksuan se në ora 20.20 është denoncuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup është lënduar një person nga arma e zjarrit.

“Sipas së denoncuarës, ndaj të lënduarit është gjuajtur nga vetura “Pasat”. I lënduari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për marrjen e ndihmës mjekësore”, thanë nga MPB.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

ArmëÇairiMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së Veriut