Nga të shtënat me kallashnikov në Kumanovë është plagosur një person. SPB Kumanovë e ka konfirmuar rastin, duke mos dhënë informacioni mbi motivet e përleshjes, transmeton Portalb.mk.
Mediat raportojnë se viktima, është goditur nga të paktën tre plumba në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 13:54 minuta në Kumanovë, dy persona të panjohur kanë shtënë me armë në veturën e personit Z.Sh nga fshati Sllupçan i punësuar në Klinikën e Pulmoloigjisë. Me ndihmën e par është dërguar në Spitalin e Qytetit”, njoftojnë nga SPB Kumanovë.
Policia heton në disa pista, ndërsa Prokuroria Publike ka njoftuar se indikacionet e para nuk flasin për incident të armatosur me motive politike, duke qenë se i plagosuri, është kryetar i këshilli në Kuvendin komunal të Likovës.
“Lidhur me incidentin në Kumanovë, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës kanë shkuar në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprime hetimore. Po mblidhen gjurmë dhe prova materiale që do të jenë objekt i ekspertizës. Një person është plagosur në të shtënat, ndërsa sulmuesi është në kërkim. Indikacionet fillestare nuk tregojnë motive politike pas incidentit të armatosur, por po verifikohen të gjitha rrethanat”, thanë nga prokuroria.