Një përditësim problematik i sigurisë së Windows-it shkaktoi kaos në mbarë botën, të prekura bankat, linjat ajrore dhe mediat

Një ndërprerje e madhe e IT-së ka shkaktuar kaos në mbarë botën, ndërsa midis të prekurve janë bankat, mediat dhe linjat ajrore. Mijëra fluturime u anuluan, me radhë të gjata në aeroporte, si dhe u prekën edhe komunikimet, raporton BBC, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve fillestare, shkak është një përplasje e sistemeve Windows të Microsoft-it për shkak të, siç thotë kompania amerikane, një përditësimnga palët e treta.

Është një përditësim problematik nga kompania e sigurisë kibernetike Crowdstraight. Nga aty konfirmojnë se janë duke punuar për rastin dhe se ka problem me “Windows”, por jo me “Mac” dhe “Linux”.

“Crowdstrike po punon në mënyrë aktive me përdoruesit e prekur nga një defekt i gjetur në vetëm një përmirësim të hosteve të Windows. Hostet e Mac dhe Linux nuk janë të zënë. Ky nuk është një incident sigurie, as një sulm kibernetik. Problemi është identifikuar, izoluar dhe një zgjidhje është zbatuar”, njoftoi Crowdstrike.

Microsoft tha se është i vetëdijshëm për problemin që prek pajisjet Windows dhe po merr hapa për të adresuar pasojat e ndërprerjes.

Në SHBA, linjat kryesore ajrore anuluan fluturimet për shkak të një problemi komunikimi. American Airlines, linja ajrore më e madhe në botë për nga numri i pasagjerëve, nuk po lejonte asnjë avion të ngrihej gjatë ndërprerjes dhe ishte në kontakt të vazhdueshëm me avionët në ajër.

Ndër të prekurit ishte Ryanair, linja ajrore më e madhe në Evropë, e cila njoftoi:

“Ndërprerje e mundshme në të gjithë rrjetin për shkak të një ndërprerjeje globale të sistemit të palëve të treta… Ne këshillojmë pasagjerët të mbërrijnë në aeroport tre orë përpara fluturimit të tyre për të shmangur ndërprerjen.”

Në Britani, mediat “Sky News” dhe “CBC” patën një ndërprerje, si dhe pati probleme me hekurudhat dhe me Fondin Kombëtar të Shëndetësisë (NHS).

Aeroport/eBanka - BankëGazetarë - Gazetari - MediaInternetiSiguria kibernetikeWindows