Një nga të akuzuarit për vrasjen e Vanjës dhe Pançes është në gjendje të rëndë në Klinikën për nefrologji

Gjykata Themelore Penale në Shkup raportoi që janë njoftuar për gjendjen shëndetësore të të akuzuarit Bore Videvski dhe presin informata shtesë për gjendjen e tij gjatë shërimit, transmeton 360shkallë, përcjell Portalb.mk.

Videvski që është I akuzuar për grabitjen dhe vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevskës dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovskit, dje ishte i strehuar për shërim në Klinikën për nefrologji në Shkup, njoftoi Radio Evropa e Lirë.

Avokati i tij, Bojan Manev për REL ka konfirmuar që Videvski dje është transportuar nga burgu në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup, ndërsa fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”.

Ai sqaroi që te klienti në të kaluar është kryer veshka, ndërsa një kohë të gjatë ankohet për dhimbje.

Ndryshe, më 20 shtator në Gjykatën Themelore Penale filloi gjyqi për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Pas fjalëve hyrëse të prokurorisë, të gjithë të pandehurit u deklaruan të pafajshëm për krimin. Para fillimit të gjykimit, prokurorja Krstevska-Josifovska kërkoi që publiku të përjashtohet nga e gjithë seanca për të mbrojtur privatësinë e nënës Zorica Gjorçevska dhe motrës së Vanjës, por gjyqtari Ivica Stefanovski nuk e pranoi kërkesën. Publiku mbeti në sallën e gjyqit për të ndjekur rastin.

E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.

Pançe ToshkovskiQendra Klinike ShkupShëndetësi - ShëndetiVanja Gjorçevska