Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë mbetën janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmjen e djeshme në magjistralen Kumanovë-Tabanovc, raporton Portalb.mk.
Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë njoftoi se në ora 20:30 te ata është raportuar aksidenti në të cilin kanë qenë të përfshira tre vetura.
“Një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona janë lënduar të cilët janë dërguar në spitalin e Kumanovës”, informoi SPB Kumanovë.
Ndihma e Shpejtë në Kumanovë njoftoi se njëri nga të lënduarit për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa dy personat e tjerë janë mbajtur në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.
Mbrëmë gjithashtu në një tjetër aksident trafiku në rrugën Negotinë – Kavadar, mbetën mbetur të lënduar katër persona.
Kujtojmë që para dy ditësh, në një aksident trafiku në rrugën Gjevgjeli-Bogdanc, një person humbi jetën dhe nëntë mbetën të lënduar. Në aksident u përfshinë përfshirë katër vetura ku njëra prej tyre po transportonte emigrantë nga Siria.