Katër persona të lënduar pas rënies së ashensorit në Kisella Vodë

Katër persona janë ankuar për lëndime pasi një ashensor ka rënë në një pallat në Kisella Vodë në rrugën “Hristo Tatarçev”, transmeton Portalb.mk.

QMK bën me dije se ashensori ka rënë nga sipër katit të dytë në bodrum. Në të ndodhej ekipi i Shërbimit Mjekësor të Urgjencës dhe një person tjetër, thirrjes së të cilit po i përgjigjeshin. Shërbimet e urgjencës u thirrën për të konstatuar një vdekje në katin e gjashtë të pallatit.

Në ashensor kanë qenë pesë persona, edhe pse ka qenë për kapacitet më të vogël, mëson Kurir.

“Në SPB Shkup është raportuar se në një objekt në rrugën Hristo Tatarçev, ekipi i Emergjencave Mjekësore dhe N.K. hipën në një ashensor, i cili papritmas filloi të zbriste në mënyrë të pakontrolluar dhe ngeci në pjesën e bodrumit të ndërtesës. Katër nga personat janë ankuar për lëndime dhe janë dërguar në Shën. Naumin e Ohrit”, njofton për Kurir MPB-ja.

Menjëherë në terren për intervenim është thirrur një ekip dhe një zjarrfikës dhe i kanë nxjerrë njerëzit nga ashensori, ka konfirmuar për Kurir komandanti Zvonko Tomevski.

Më herët, QMK bëri me dije se një ekip urgjence ka mbetur i bllokuar në ashensor së bashku me një pacient.

Komuna e Kisella VodësQendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMV