Një burrë humbi jetën nga goditja elektrike mbi një tren në afërsi të Demir Kapisë

Qendra për menaxhim me kriza njoftoi se një person ka humbur jetën mbi një vagon në afërsi të Demir Kapisë, transmeton Portalb.mk.

Hekurudhat e Maqedonisë njoftojnë se nga ora 17:15, pasi një person, sipas të gjitha gjasave emigrant, është ngjitur mbi trenin e mallrave në linjën Gjevgjeli – Tabanovc – Shkup në stacionin në Demir Kapi dhe pas prekjes së instalimit të drejtpërdrejtë, e cila ka tension të lartë, gjeti vdekjen. Në vendin e aksidentit janë dërguar ekipe të MPB-së, Zjarrfikësve dhe Ndihmës së Parë”, thuhet në njoftimin QMK-së.

Nga QKM thonë se pas përfundimit të inspektimit, qarkullimi hekurudhor është lëshuar në funksion në orën 20:05.

Emigrim - Emigrantë - EmigracionQendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVTreniVdekje
Comments (0)
Add Comment